Site icon Telegrafi

Soni Malaj shfaq linjat trupore në paraqitjen e fundit, ndërsa shijon pushimet në Itali

Artistja e njohur nga Shqipëria, Soni Malaj, është duke shijuar pushimet në Romë të Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një imazh në bikini, gjersa rrëmbeu vëmendje të madhe me linjat trupore.

Mes blu dhe rozë, krijuesja e hitit “Të dua ty” duket në formën më të mirë të mundshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Për fizikun e bujshëm, komplimentet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e fansat e 40 vjeçares.

Malaj përndryshe këtë kohë ka qenë më e distancuar nga muzika e nga mbrëmjet muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version