Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “En la Intimidad”.
Kjo këngë vjen në bashkëpunim me artistin latin, Joweel Gram.
Kënga është me ritme latine, dhe këndohet e gjitha në spanjisht nga vet dyshja.
“Është një këngë shumë e thjeshtë, por vetëm për çështje teknike e kam regjistruar atë 5 apo 6 herë”, ka thënë ditë më parë këngëtarja.
Klipi i këngës është mjaft veror, dhe i përshtate mjaft shumë këngës ritmike.
Soni vjen me një paraqitje mjaft atraktive, duke vënë në pah si gjithnjë linjat e saj trupore.
Ajo është shumë e angazhuar në muzikë, dhe pritet që të sjellë së shpejti edhe disa projekte të tjera. /Telegrafi/