Telegrafi

Soni Malaj me paraqitje provokuese në klipin “Pak si…” në bashkëpunim me Benniton

Soni Malaj (Foto: YouTube)

Këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj, është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Bennito, projekti i të cilëve mban titullin “Pak si…”.

Kënga është kompletuar edhe me klip, në të cilin artistja e njohur ka bërë një paraqitje provokuese duke treguar linjat trupore.

Soni Malaj (Foto: YouTube)

Një pjesë e videoklipit duket se është xhiruar në palestër, marrë parasysh që në të njëjtin vend 40 vjeçarja e kalon një pjesë të madhe të kohës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Soni Malaj

Tekstin e ka shkruar Petrit Sefaj, gjersa për muzikën dhe producimin u përkujdes BigDeal Records.

Projekti i plotë tanimë gjendet i lansuar në platformën e Arkiva Shqip në YouTube.

Rikthimi i Malajt me një këngë e klip professional vjen pas shumë vitesh. /Telegrafi/