Site icon Telegrafi

Soni Malaj: Nuk pi kurrë alkool

Foto: Soni Malaj/Instagram

Këngëtarja e njohur Soni Malaj është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.

Ajo është mjaft e angazhuar gjatë verës me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Së fundmi, Malaj ka qenë e ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku ka rrëfyer rreth më të rejave të saj këtë verë.

E pyetur për sekretet e formës fizike, këngëtarja befasoi duke treguar një fakt lidhur me të, të cilin fansat nuk e kishin ditur më parë.

Ajo tha se nuk konsumon asnjëherë alkool, dhe nuk ia lejon vetes një gjë të tillë.

“Unë nuk pi kurrë alkool, nuk ia toleroj vetes as edhe një “shots” tani në verë, shkoj rregullisht në palestër dhe kujdesem shumë për veten”, ka thënë Soni Malaj.

Lexo po ashtu Soni Malaj dhe Olti Curri, pas gjyqit, për herë të parë publikisht bashkë

Përndryshe, ajo është në realizim sipër të një klipi të ri, i cili do të dalë së shpejti por ende nuk ka një datë të saktë.

“Është në postproduksion, por ende nuk kam një datë. Nuk mund t’ju them kur do të jetë gati”, ka përfunduar këngëtarja. /Telegrafi/

Exit mobile version