Telegrafi

Soni Malaj me një tjetër pozë atraktive nga pushimet, vë në pah fizikun e shkëlqyer

Foto: Soni Malaj/Instagram

Pas një vere të ngjeshur me angazhime në muzikë, Soni Malaj duket se ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka zgjedhur bregdetin malazez, për të kaluar disa ditë të mira vere, larg aktiviteteve të zakoshme.

Duke pasur një trup perfekt, natyrisht që nuk mungojnë edhe fotografitë në rrjetet sociale, në të cilat këngëtarja tropojane është mjaft e ndjekur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, Soni ndau me ndjekësit e saj një fotografi, ku shfaqej me bikini në pishinë, ndërsa vinte në pah fizikun e saj të shkëlqyer.

Me një buzëqeshje të lehtë dhe rrezet e diellit që binin mbi të, kjo fotografi e këngëtares Malaj dukej edhe më atraktive.

“E qeshura është një pushim i menjëhershëm”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë Soni Malaj, ndërsa ka marrë komplimente të shumta për linjat, nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/