Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka dhënë një prononcim interesant në një paraqitje të saj televizive.
Bukuroshja ka kohë që është në lidhje me biznesmenin nga Tirana i cili quhet Klevi.
Lidhja e tyre bëri bujë dy vjet më parë kur u zbulua ndarja e Sonit nga valltari italian, Mirko Luccarelli.
Soni prej kohësh edhe bashkëjeton me Klevin në Tiranë dhe vajzën e tij nga martesa e kaluar, Annën, e cila është gjashtë vjeçare.
E pyetur për një martesë të mundshme, Soni refuzoi të jepte detaje.
“Jo, ende jo. Menodj se publiku do të tijë më shumë për muzikën time sa sa për jetën time private”, deklaroi Soni Malaj.
Klevi është pronar i një bar kafe në Tiranë dhe nuk ka ndonjë lidhje me industrinë e muzikës. /Telegrafi/