Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.
Fjala është për artisten e njohur nga Shqipëria, Soni Malaj, e cila të fundit projekt e solli për “Kënga Magjike 2019” të titulluar “Shije tradhtie”.
Sidoqoftë, ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme në rrjete sociale.
Duke qenë se akoma janë temperaturat e larta, krijuesja e hitit “Të dua ty” solli një pozë mahnitëse në bikini.
Ajo ka theksuar linjat e bujshme trupore, teksa ka veshur një palë bikini blu të kombinuara me rozë në pjesën e sipërme.
Komplimentet njëherësh nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
“Shije tradhtie” përndryshe u prit mirë nga publiku dhe tanimë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/