Këngëtarja Soni Malaj është shumë e dashur për publikun për muzikën që kultivon.
Ajo ka vite që është në tregun muzikor, gjersa karrierën e kishte nisur si nj nga pjesëtaret e grupit “Spirit Voice”.
E njëjta, n skenën muzikore gjithmonë është njohur me emrin Soni, ndonëse ndryshe është emri i saj i vërtetë.
Së fundmi, e ftuar në një intervistës për “POP Culture”, këngëtarja ka rrëfyer se si mediat gjithmonë e kanë ngatërruar emrin e saj e vërtetë.
“Emri im është Sonja, dhe në grupin muzikor në fillimet e mia, “Spirit Voice”, mes vajzave më thërrisnin Sanije, një vajzë tjetër e thërrisnim Dudie, pra këto ishin pseudonime”, tha Malaj.
Ndryshe, ajo tregoi edhe gjithashtu se pas shpërbërjes së “Spirit Voice”, këngëtarja kishte kaluar rreth dy muaj depresion. /Telegrafi/