Telegrafi

Soni Malaj me koncert recital në Tiranë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka mbajtur një koncert madhështor në Tiranë.

Këngëtarja atraktive mbajti koncertin e saj në Amfiteatrin e Tiranës, i cili nuk ishte koncert i zakonshëm, por recital.

Ajo ka kënduar të gjitha këngët e saj në karrierë e shoqëruar edhe nga reperi shqiptar, Majk.

Soni konfirmoi se projekti i saj gjigant ishte i kushtueshëm, por se sipas saj ja ka vlejtur pasi që është një konfirmim i karrierës së saj.

Skena magjike ishte e stërmbushur me valltarë që konfirmuan se Soni është prej këngëtareve me paraqitje më të mirë skenike. /Telegrafi/