Këngëtarja Soni Malaj ka pak javë që ka publikuar projektin e saj më të ri, baladën “Përgjithmonë” e cila është pritur mirë nga publiku.
Ndërkohë ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë, duke punuar për këngë të reja dhe duke realizuar koncerte.
Mirëpo, përveç angazhimeve në muzike thuhet se këngëtarja së fundmi ka filluar të merret edhe me biznes.
I dashuri i saj Klevi, me të cilin është në lidhje tash e një kohë ka hapur një biznes së fundmi në qendër të Tiranës, ku edhe këngëtarja Soni është aksionere.
Se si do të vijojë puna e tyre dhe për çfarë biznesi bëhetë fjalë, kjo mbetet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/