Telegrafi

Soni Malaj, Agon Amiga dhe Daim Lala lansojnë klipin e këngës “Ta fala”

(Foto: Screenshot/BigDeal Records/YouTube)

“Ta fala” është titulli i këngës më të re që ka ardhur si bashkëpunim, ndërmjet Soni Malajt, Agon Amigës dhe Daim Lalës.

Projekti është shoqëruar edhe me videoklip, xhirimi i të cilit është realizuar nga Alban Selimaj.

BigDeal Records qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe e ka realizuar projektin muzikor.

Tekstin e ka shkruar Agon Amiga, së bashku me Vigan Sulejmanin dhe Daim Lalën.

Duke qenë një projekt i përbashkët i tre artistëve të dëshmuar, pritet që fansat e tyre ta pëlqejnë atë. /Telegrafi/