Site icon Telegrafi

Soni flet për bashkëpunimin me Agona Amigën dhe Daim Lalën

Soni Malaj (Foto: Instagram/soni_malaj)

Soni Malaj, e cila numëron plot 22 vite karrierë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe e preferuar nga publiku shqiptar, pavarësisht se konkurrenca kohë e fundit është rritur në tregun muzikor.

Ky vit ka qenë tepër produktiv për artisten, e cila përveç projekteve të shumta që ka sjellë, ka dhënë disa performanca të rëndësishme që sigurisht kanë lënë shenjë në karrierën e saj.

Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me Agoni Amigën dhe Daim Lalën, në realizimin e këngës “Ta fala”.

“Ishte një ftesë që më erdhi nga Agoni Amiga, bashkëpunëtor i vjetër i imi. Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe kemi ruajtur miqësinë ndër vite”.

https://telegrafi.com/tag/soni-malaj/

“Ishte një ftese që më bëri Agoni, e cila u përqafua edhe nga producenti i këngës Kico dhe shtëpia diskografike ‘Vizioni Libonia'”.

“Jemi kënaqur vërtet shumë gjatë realizmit të këngës dhe videos. Bashkëpunimet janë gjithmonë shumë argëtuese, është shprehur Soni në emisionin E DiellTop Channel.

Sa u përket projekteve të ardhshme, ajo ka thënë: “Do të jem përsëri me bashkëpunime mjaft interesante”.

Exit mobile version