Telegrafi

“Your Song” e Ritës, kënga e ditës në Shazam (Foto/Audio)

Kënga e re e Rita Orës, “Your Song”, është duke u pëlqyer në masë të madhe në ditët e para të publikimit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore lansoi një këngë të re pas rreth dy vitesh. Dhe që në ditën e parë të lansimit, “Your Song” është shpallur kënga e ditës në Shazam.

Lexo po ashtu Rita Ora publikon këngën e re “Your Song” (Audio)

“‘Your Song’ e Rita Orës është padyshim kënga jonë e ditës! Dëgjojeni këngën e saj të re në Apple Music…”, shkruan në një postim në faqen e shërbimit Shazam.

Dhe diçka e tillë, padyshim që e ka gëzuar edhe këngëtaren shqiptare, e cila e ka publikuar postimin në profilet e saja në rrjetet sociale.

Ndryshe, “Your Song” i paraprin albumit të ri të Ritës Orës. /Telegrafi/