Site icon Telegrafi

Sondazhi i UBO Consulting: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot – LVV do t’i kishte 53 deputetë, PDK e LDK nga 20

Emisioni “Debat Plus”, nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

Nga sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 %, PDK- 18.2 %, LDK- 17.9 %.

Lexo po ashtu Sondazhi i UBO Consulting: LVV e para me 48.5%, PDK e dyta, LDK e treta

Sipas këtij sondazhi nëse këto zgjedhje do të mbaheshin, atëherë LVV do të kishte 53 deputetë në Kuvend.

PDK do të kishte 20 deputetë. Njëjtë do t’i kishte edhe LDK – 20 deputetë.

Kurse AAK do t’i kishte 7 deputetë, kurse minoritetet 20 deputetë të cilat i kanë të rezervuara.

Kështu bën të ditur Drejtori ekzekutiv në TV Dukagjini, Ermal Panduri, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit ku RTV Dukagjini, ka përfshirë disa pyetje.

Omnibusi bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur mes datës 16 dhe 23 dhjetor.

Exit mobile version