Telegrafi

Sondazhi i Telegrafit: Reali e fiton El Clasicon (Foto)

Super festim, super lojtar...

Real Madridi i shkon Barcelonës në ndeshjen më të madhe të kësaj jave që zhvillohet në Camp Nou nga ora 16:15.

Teksa po priten formacionet zyrtare dhe detajet e fundit para nisjes së takimit, është momenti të publikohen edhe rezultatet e sondazhit të realizuar nga Telegrafi.

Në sondazhin i cili ka më pak se 24 orë që është hapur kanë votuar rreth 5 mijë lexues të Telegrafit, çka përbën rekord të të gjitha sondazheve sportive në mediat shqiptare në botën e internetit.

Sipas votimeve, Real Madridi është votuar si fitues i El Clasicos nga 49 për qind e votuesve.

Fare ngusht është rezultati me ata që mendojnë se do të fitojë Barcelona.

45 për qind e lexuesve tanë mendojnë se Barcelona do ta fitojë El Clasicon.

Vetëm gjashtë për qind mendojnë se sfida do të përfundojë në barazim.

Për dallim nga gjykimi i lexuesve se Real Madridi do ta fitojë këtë ndeshje, parashikimi i Telegrafit për këtë duel është për një fitore të ngushtë të Barcelonës duke marrë parasysh shumë faktorë dhe analiza të detajuara që janë bërë për këtë duel.

Një gjë dihet – sfida do të jetë e jashtëzakonshme dhe unike ku priten shumë gola dhe dramë.

/Telegrafi/