Në RTV Dukagjini është prezantuar sondazhi më i ri për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Sipas sondazhit të Riinvest Analytics të kërkuar nga RTV Dukagjini LVV prin me 54.1 %, e pasur nga PDK me 14.9%.
LDK sipas këtij sondazhi renditet e treta me 10.3 %.
Sipas këtyre matjeve e katërta është AAK me 6.4%.
NISMA, po sipas këtij sondazhi, merr 1.4%.
Lista Serbe llogaritet se merr rreth 5% të votave, derisa 4.4% do të votojnë tjera parti.
3.5% e respodentëve ende nuk janë të vendosur se për kë do të votojnë.
Në sondazh, në shifrat për Vetëvendosjen janë përfshirë edhe votat e mbështetësve të Vjosa Osmanit.
Anketuesit e Riinvest kanë prezantuar edhe shpërndarjen e votave të subjekteve politike në komuna.
LVV shtrirje më të madhe të elektoratit ka në Gjakovë me rreth 70% të mbështetjes dhe Prishtinë me mbi 67% mbështetje.
PDK ka më së shumti shtrirje të elektoratit në Mitrovicë me mbi 35% mbështetje dhe Prizren me mbi 18% mbështetje.
LDK shtrirje më të madhe ka në Gjilan dhe Pejë me rreth 15% mbështetje në të dyja komunat.
AAK shtrirjen kryesore te elektoratit e ka në Gjakovë me rreth 18% dhe Pejë me 15% të mbështetjes.
Sipas sondazhit të Riinvest Analytics, Vetëvendosjen e preferojnë ta votojnë më shumë femrat se meshkujt për dallim nga subjektet tjera politike që më shumë elektorat kanë nga meshkujt.
Po sipas këtij sondazhi, LVV-në e votojnë mosha 18-19 vjeçarët dhe 25-29 vjeçarët, PDK-në mosha 40-44 vjeç, LDK-në mosha 55-59 dhe mosha 65+.
Nismën sipas këtij sondazhi e votojnë moshat 50-54 vjeç.
Sipas statusit ekonomik, pensionistët më shumë votojnë LDK-në.
Të punësuarit më shumë votojnë AAK-në sipas sondazhit në fjalë.
PDK-në më shumë e duan të papunët por që janë punëkërkues aktiv.
Vetëvendosjen më së shumti preferojnë ta votojnë të punësuarit dhe amviset, por edhe studentët që mendohet se janë shtresa kryesore e votuesve të kësaj partie.
Mbështetja për subjektet politike e nxjerrë nga ky sondazh reflekton edhe në mbështetjen për kandidatët për kryeministër.
Pra Albin Kurti prin me 58.32 e mbështetjes për postin e kryeministrit, Enver Hoxhaj pason me 13.76% ndërsa i treti radhitet Avdullah Hoti me 8.65%.
Rreth 9% e respodentëve kanë refuzuar të përgjigjen për temën e kryeministrit, 5.11% duan tjetër kandidatë për kryeministër nga këta tre më lartë derisa 5.37% nuk duan asnjërin nga kandidatët e mësipërm.
Në garën për presidencën, Vjosa Osmani shihet si personi më i përshtatshëm për këtë pozitë nga 57.18% e respodentëve.
Ramush Haradinaj ka mbështetjen e rreth 11% të respodentëve për postin e presidentit.
Albin Kurti nëse do të ishte kandidat për president të mbështetej nga 7.12% e respodentëve, derisa Isa Mustafa do të ishte i denjë për president sipas 3% të respodentëve.