Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë rrugëtimin e saj në kualifikimet për Euro 2024 me takimin kundër Izraelit në Grupin I.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv.
UEFA ka krijuar tashmë një sondazh për këtë takim, duke u ofruar mundësinë që tifozët të parashikojnë se kush do dalë fitues nga ky takim apo do të jetë barazim.
Në kohën e shkrimit, Kosova është duke triumfuar me 49 për qind të votave, për dallim nga Izraeli që ka 44 për qind, një garë vërtetë e ngushtë në vota – ndërsa ju mund të votoni duke klikuar KËTU.
Shtatë për qind e tifozëve mendojnë se ky takim do të përfundojë me barazim, gjithmonë nga koha kur është bërë ky shkrim.
Po ju, kush mendoni se kush do të fitojë dhe cili do të jetë rezultati final? /Telegrafi/