Telegrafi

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Vitinë: Sokol Haliti (LDK) – 53.5%, Arsim Ademi (LVV) – 33.6% dhe Bekim Azizi (PDK) – 12.9%

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Komunën e Vitisë, i cili është realizuar nga UBO Consulting.

Nga rezultatet e publikuara sonte, sipas këtij sondazhi Sokol Haliti i LDK-së ka dalë i pari me 53.5% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Me sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 21- 27 shtator 2021.

Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:

Sokol Haliti – LDK:53.5%

Arsim Ademi – LVV:33.6%

Bekim Azizi – PDK:12.9%

RTV Dukagjini ka porositur sondazhe nga 12 komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit./Telegrafi/

Grafiku i përgjithshëm me votë të padeklaruar