Site icon Telegrafi

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5%

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher  Haskuka i LVV-së prin me 44.5%

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Prizrenin, i cili është realizuar nga UBO Consulting.

Nga rezultatet e publikuar sonte, e sipas të cilit Mytaher  Haskuka i LVV-së ka dalë i pari me 44.5% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Lexo po ashtu Te gjitha sondazhet e porositura nga RTV Dukagjini dhe realizuara nga UBO Consulting

Më sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 11 tetor – 13 tetor 2021.

Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:

Mytaher Haskuka (LVV): 44.5%

Shaqir Totaj (PDK): 27.7%

Anton Quni (LDK): 19.4%

Zafier Berisha (NISMA): 4.0%

Qemajl Smajli (NDS):2.2%

Lulzim Kabashi (AAK):1.9%

Milazim Lushaj: 0.2%

Afrim Tejeci (AKR):0.1%

RTV Dukagjini ka porositur sondazhe nga 12 komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit./Telegrafi/

Exit mobile version