Telegrafi

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Fushë Kosovën: Burim Berisha (LDK) – 54.9%, Enver Bajçinca (LVV) – 28.6%

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Fushë  Kosovën, i cili është realizuar nga UBO Consulting.

Nga rezultatet e publikuar sonte, e sipas të cilit Burim Berisha i LDK-së ka dalë i pari me 54.9% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Më sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 27 shtator – 2 tetor 2021.

Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:

Burim Berisha – LDK: 54.9%

Enver Bajçinca – LVV: 28.6%

Rrahim Tërnava – PDK:15.2%

Hasan Ismajli  – AAK:1.3%

Ndërsa me votë të padeklaruar, rezultatet janë si më poshtë.

RTV Dukagjini ka porositur sondazhe nga 12 komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit./Telegrafi/