RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Fushë Kosovën, i cili është realizuar nga UBO Consulting.
Nga rezultatet e publikuar sonte, e sipas të cilit Burim Berisha i LDK-së ka dalë i pari me 54.9% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Më sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 27 shtator – 2 tetor 2021.
Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:
Burim Berisha – LDK: 54.9%
Enver Bajçinca – LVV: 28.6%
Rrahim Tërnava – PDK:15.2%
Hasan Ismajli – AAK:1.3%
Ndërsa me votë të padeklaruar, rezultatet janë si më poshtë.
RTV Dukagjini ka porositur sondazhe nga 12 komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit./Telegrafi/