Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: Rreth 85% e qytetarëve mendojnë se LDK veproi mirë që vendosi për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike që lidhen me qëndrimet e LDK-së për votimin e presidentes.

Rreth 85% e qytetarëve të anketuar kanë përshëndetur vendimin e LDK-së për të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit. Rreth 15% mendojnë se ky nuk ishte vendim i duhur i LDK-së.

Mbi 74% e respodentëve mendojnë se votimi i mundshëm i Vjosa Osmanit nga LDK do të ishte pozitiv për këtë parti në raport me përmirësimin e imazhit. Rreth 12% mendojnë se nëse LDK voton Osmanin për presidente, ky veprim do të ketë ndikim negativ në imazhin e saj. Rreth 14% e respodentëve nuk kanë mendim.

60% e respodenëtve mendojnë se reformat e brendshme në parti do të ndikojnë që LDK në zgjedhjet e ardhshme të fitojë më shumë vota. 16% mendojnë se reformat në LDK nuk ndikojnë në rritjen e partisë në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa rreth 24% nuk kanë mendim për këtë çështje.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.