Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 92% e qytetarëve mendojnë se dorëheqja e Thaçit ishte veprim i duhur pasi Specialja konfirmoi aktakuzat

Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim Telegrafin dhe emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për dorëheqjen e Presidentit Thaçi dhe aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

92% e qytetarëve e shohin si veprim të duhur dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, ndërsa 8% thonë se dorëheqja nuk ishte vendim i duhur.

Lexo po ashtu Sondazhi nga Pyper: 68% e qytetarëve mendojnë se aktiviteti i Speciales ka turpëruar shtetin e Kosovës

Në pyetjen tjetër 45 % e qytetarëve mendojnë se Gjykata Speciale po i gjykon vetëm individët e jo gjithë luftën e UÇK-së, ndërsa 34% e tyre mendojnë se po gjykohet vetëm lufta e UÇK-së. Në të njëjtën pyetje 21% e qytetarëve nuk kanë opinion për çështjen.

42% e qytetarëve mendojnë se Hashim Thaçi do të gjykohet nga Specialja për krime kundër civilëve, 13 % për krime kundër ushtrisë serbe. Në të njëjtën pyetje 23% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se Specialja ka pretendime ndaj Thaçit edhe për krime ndaj civileve edhe ndaj ushtrisë serbe derisa 22% e tyre thotë se Specialja nuk ka pretendime për asnjërin prej këtyre opsioneve.

Në pyetjen “Sipas jush, a do të ndikojnë veprimet e Gjykatës Speciale që emri i UÇK-së të pastrohet nga krimet e pretenduara ndaj saj?”- 38% e qytetarëve janë përgjigjur me “po”, 21% me “jo” ndërsa nuk kanë opinion në këtë pyetje 41% e pjesëmarrësve në sondazh.

Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e anketimit më hollësisht.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Exit mobile version