Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar anketimin e radhës.
Qytetarët përmes këtij anketimi janë pyetur për procesin e tenderimeve publike.
79% e qetarëve që i janë përgjigjur anketës, mendojnë se kompanitë që janë të ndërlidhura direkt me pushtetin duhet të refuzohen nga proceset e tenderimeve publike.
Pjesa dërmuese e qytetarëve po ashtu mendojnë se proceset e vlerësimit të tenderëve publikë janë të njëanshme.
Të anketuarit në shumicë absolute (82%), mendojnë se kontratat e lidhura përmes tenderimit publik janë me çmime të fryra.
Sektori i prokurimit publik është një ndër burimet kryesore të aferave korruptive në Kosovë mendojnë 86% e të anketuarve.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e detajuara të anketimit të Pyper.