Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 77% e qytetarëve duan që presidenti i ardhshëm i Kosovës të jetë jo partiak

Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar anketimin e radhës.

Qytetarët përmes këtij anketimi janë pyetur për stabilitetin e koalicionit qeverisës.

83% e qytetarëve të anketuar nuk shohin stabilitet në koalicionin qeverisës, ndërsa pjesa tjetër mendojnë se ka stabilitet në qeveri.

Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës sipas shumicës së qytetarëve të anketuar (60%) ka ndikuar në jostabilitetin e koalicionit qeverisës.

Lexo po ashtu Sondazhi nga Pyper: 55% e qytetarëve të Kosovës preferojnë Bidenin president në SHBA, 9% Trumpin

Pjesa dërmuese e qytetarëve të anketuar (88%) mendojnë se presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

Po ashtu, shumica dërrmuese e të anketuarve (77%) mendojnë se presidenti do të duhet të ishte personalitet që nuk ka ndonjë të kaluar partiake.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e detajuara të anketimit të Pyper.