Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar anketimin e radhës.
Qytetarët përmes këtij anketimi janë pyetur për stabilitetin e koalicionit qeverisës.
83% e qytetarëve të anketuar nuk shohin stabilitet në koalicionin qeverisës, ndërsa pjesa tjetër mendojnë se ka stabilitet në qeveri.
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës sipas shumicës së qytetarëve të anketuar (60%) ka ndikuar në jostabilitetin e koalicionit qeverisës.
Pjesa dërmuese e qytetarëve të anketuar (88%) mendojnë se presidenti duhet të zgjidhet nga populli.
Po ashtu, shumica dërrmuese e të anketuarve (77%) mendojnë se presidenti do të duhet të ishte personalitet që nuk ka ndonjë të kaluar partiake.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e detajuara të anketimit të Pyper.