Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 64% e respodentëve mendojnë se mos kandidimi i Kurtit nuk dëmton Vetëvendosjen në zgjedhje

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me vendimin e mundshëm të KQZ-së për të mos certifikuar Albin Kurtin si kandidat për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

72% e qytetarëve mendojnë se mos certifikimi i Albin Kurtit nuk është i drejtë. 20% mendojnë se ky veprim i KQZ-së ka qenë i drejtë. Ndërsa rreth 8% e respodentëve nuk kanë mendim për këtë çështje.

Rreth 64% e pjesëmarrësve në sondazh nuk mendojnë se mos kandidimi i Kurtit dëmton Lëvizjen Vetëvendosje. 29% mendojnë se LVV dëmtohet nëse Kurti nuk merr pjesë në zgjedhje. Rreth 7% nuk kanë ndonjë opinion për këtë çështje.

Kurti do të mund të zgjedhet kryeministër edhe pse nuk është certifikuar, mendojnë rreth 74% e qytetarëve të anketuar. 16% mendojnë se Kurti nuk bëhet kryeministër pasi nuk është certifikuar. Ndërsa rreth 10% nuk kanë ndonjë opinion për këtë temë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.