Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Qytetarët në këtë anketim janë pyetur për zgjedhjet e reja të mundshme në situatë pandemie.
85% e qytetarëve besojnë se brenda gjashtë muajve në Kosovë do të ketë zgjedhje të reja parlamentare derisa vetëm 15% e tyre mendojnë se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë zgjedhje të reja.
Shumica e qytetarëve [73%] nuk do ta kishin problem të dilnin në zgjedhje në këtë kohë pandemie nëse ato do të mbaheshin së shpejti, derisa 27% nuk do të dilnin për të votuar në këtë kohë.
Nëse së shpejti mbahen zgjedhjet, 62% e qytetarëve preferojnë që koalicionet të bëheshin para zgjedhjeve, derisa 38% e tyre mendojnë se koalicionet duhet të bëhen pas zgjedhjeve.
Televizioni vazhdon të mbetet kanali më i preferuar i qytetarëve për të ndjekur programet qeverisëse që partitë shpalosin në prag të zgjedhjeve [55%], e ndjekur nga rrjetet sociale [24%].
8% e qytetarëve preferojnë që programet e partive t’i shohin në tubime partiake derisa 8% përmes portaleve.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.