Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Qytetarët në këtë anketim janë pyetur për disponimin e tyre në lidhje me zgjedhjet e reja të mundshme dhe problemet me të cilat përballet vendi.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve (79%) janë të gatshëm të dalin në zgjedhje nëse ato mbahen në muajin dhjetor. 11% e të anketuarve nuk do të ishin gati të dalin në zgjedhje nëse ato mbahen në dhjetor derisa 10% nuk e dinë si do të vepronin.
58% e qytetarëve do të votonin subjektin e njëjtë politikë si në zgjedhjet e kaluara. 21% nuk do të votonin subjektin e njëjtë, 6% e atyre që janë përgjigjur në sondazh do të votojnë për herë të parë derisa 14% nuk e dinë nëse do të votonin përsëri partinë e njëjtë.
Luftimi i korrupsionit do të ishte ndër faktorët kyç që qytetarët do të merrnin parasysh në përzgjedhjen e partisë që do ta votonin.
Luftimi i Korrupsionit – 42%, luftimi i nepotizmit – 8%, ulja e papunësisë-22%. Derisa 19% e qytetarëve do të votonin një parti që do të fokusohej kryesisht te rimëkëmbja ekonomike.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Më poshtë rezultatet e detajuara të sondazhit nga Pyper.