Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 58% e qytetarëve mendojnë se Gërvalla nuk duhet të japë dorëheqje

Rreth 69% e qytetarëve të anketuar mendojnë se përsëri do të ketë përplasje në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për akuzat e disa partive opozitare që po ia bëjnë ministres Gërvalla në lidhje me të kaluarën dhe zhvillimet në Kuvend.

Rreth 57% e respodentëve akuzat e PDK në adresë të Donika Gërvallës i konsiderojnë të paarsyeshme. Mbi 23% mendojnë se akuzat janë të arsyeshme. Ndërsa rreth 20% nuk kanë opinion për këtë temë.

Rreth 69% e qytetarëve të anketuar mendojnë se përplasje të tilla si kjo që ndodhi sot në Kuvend do të ketë edhe në të ardhmen mes PDK dhe LVV. 11% nuk presin se do të ketë përplasje tjera. Derisa mbi 20% nuk kanë opinion për këtë temë.

58% e qytetarëve mendojnë se Donika Gërvalla nuk duhet të japë dorëheqje për shkak të deklaratave nga e kaluara. 22% mendojnë se Gërvalla duhet të tërhiqet nga pozita e ministres. Ndërsa 20% e respodentëve nuk kanë opinion për këtë pyetje.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Exit mobile version