Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kritikat e opozitës ndaj Qeverisë si dhe paralajmërimin për heqjen e orës policore.
57.96 % e qytetarëve që janë përgjigjur thonë të shuhet AKP-ja, 13.59 të mos shuhet dhe 28.46 nuk kanë ndonjë përgjigje.
Ndërkaq, se si i konsideroni kritikat e deritanishme të opozitës ndaj qeverisë, 23.69 i kanë konsideruar të mirëfillta, 55.17 jo të mirëfillta dhe 21.14 kanë thënë nuk kanë ndonjë përgjigje.
Pyper ka pyetur edhe rreth paralajmërimit për heqjen e orës policore. Vendim të duhur e kanë konsideruar 82.58 respodentë, ndërkaq vendim jo të duhur 17.42.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.