Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim Telegrafin dhe emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjykatën Speciale.
Shumica e qytetarëve të anketuar janë shprehur të mërzitur [55%] nga pas arrestimit të ushtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. 11% e tyre janë gëzuar nga këto arrestime ndërsa 35% as nuk janë mërzitur e as gëzuar nga veprimet e Speciales.
78% e qytetarëve që janë përfshirë në sondazh, nuk besojnë pretendimin e Speciales se disa nga pjesëtarët e UÇK-së kanë bërë përndjekje të katolikëve, derisa 12% mendojnë të kundërtën.
Gjykatën Speciale, 67% e qytetarëve e konsiderojnë të njëanshme, derisa 33% e tyre mendojnë se ajo është e pa anshme.
Në pyetjen “Sa pajtoheni apo nuk pajtoheni me pohimin: ‘Përndjekja e UÇK-së nga Gjykata Speciale duhet ndalur me çdo kusht’?”, 50% janë shprehur “pajtohem fuqimisht”, 32% “pajtohen deri diku”, derisa “aspak nuk pajtohen” me këtë pohim 18% e respodentëve.
Pjesa dërmuese e pjesëmarrësve në sondazh (84%) mendojnë se Specialja duhet t’i hetoj dhe gjykoj krimet e bëra në Kosovë nga pala serbe.
Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e anketimit më hollësisht.