Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim Telegrafin dhe emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zhvillimet politike, dhe ato që lidhen me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
45% e qytetarëve mendojnë se Ligji për rimëkëmbjen ekonomike është i duhuri, 26% si jo i duhur ndërsa pjesa tjetër që përbën 29% e të anketuarve nuk kanë opinion për këtë temë.
Ligji për rimëkëmbje ekonomike duhet të ndryshohet/ përmirësohet/korrigjohet para se të miratohet, mendojnë 40% e qytetarëve. 38% e tyre mendojnë se duhet të miratohet ashtu siç është, 7% mendojnë si ligji duhet të refuzohet ndërsa 15% nuk kanë opinion.
50% e qytetarëve mendojnë se opozita duhet ta votoj Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Se ky ligj nuk duhet të votohet nga opozita mendojnë 27% e qytetarëve, ndërsa 23% nuk kanë opinion.
Pjesa dërmuese e qytetarëve [70%] mendojnë se Kuvendi aktual nuk duhet ta zgjedh presidentin e vendit derisa 30% mendojnë se ky Kuvend duhet ta zgjedh presidentin e ardhshëm.
Zgjidhjen e problemeve të krijuara nga zhvillimet e fundit, 74% e qytetarëve e shohin si të mundshëm nëse shkohet në zgjedhje derisa 26% mendojnë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Më poshtë rezultatet e plota të sondazhit të organizuar nga Pyper.