Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 36% e qytetarëve mendojnë se takimet e Kurtit me liderët e opozitës nuk do të sjellin rezultate, 35% mendojnë të kundërtën

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për dialogun dhe rolin e AAK-së në këtë proces.

Vetëm 19% e qytetarëve mendojnë se opozita ka qëndrim unik për dialogun. 55% mendojnë se opozita nuk ka qëndrim unik për dialogun. Rreth 26% nuk kanë opinion.

Mbi 35% mendojnë se takimet e Kurtit me liderët e partive opozitare do të sjellin rezultate. Mbi 36% nuk mendojnë se këto takime do të sjellin rezultate. Rreth 29% nuk kanë opinion.

Rreth 43% e respodentëve mendojnë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. 18% mendojnë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë kompetenca ekzekutive. Rreth 39% nuk kanë opinion.

Rreth 16% e respodentëve mendojnë se kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash janë të duhurit. 44% mendojnë se këto kandidatura nuk janë të duhura për kryetar të komunave. 40% nuk kanë opinion për këtë temë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.