Site icon Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 84% e qytetarëve mendojnë se largimi i mundshëm i Vjosa Osmanit nga partia dëmton LDK-në

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për perceptimin që ata kanë për LDK-në.

Nga një mijë respodentët që janë përgjigjur në anketë, pjesa dërmuese e tyre [84%] mendojnë se largimi i mundshëm i Vjosa Osmanit do ta dëmtojë LDK-në, derisa 16% mendojnë të kundërtën.

Po ashtu një pjesë shumë e madhe e të anketuarve [71%] mendojnë se LDK do të bëjë koalicion me PDK, derisa vetëm 29% mendojnë se nuk ka koalicion LDK-PDK.

Qytetarët po ashtu [79% prek tyre] mendojnë se LDK nuk do të mund të arrijë të mbledh subjektet politike për t’u dakorduar për zgjedhjen e presidentit, derisa 21% mendojnë se do të ketë dakordim për këtë çështje.

Sa i përket parregullsive në QKUK në lidhje me kontrollimin e rasteve me COVID-19, 75% e të anketuarve mendojnë se fajet i ka Ministria e Shëndetësisë, 35% mendojnë se fajet janë të SHSKUK-së, derisa asnjë qytetarë nuk bënë përgjegjës mjekët për këto parregullsi.

35% e të anketuarve e përshkruajnë LDK-në si “të pabesë”, 26% mendojnë se LDK është “manipuluese”, 17% e korruptuar, 6% akademike, 4% parti “qëllimmirë” ndërsa vetëm 2% e shohin si parti “e sinqertë”.

 

Exit mobile version