Site icon Telegrafi

Sondazhi i Kantar TNS e renditi të parin Shpend Ahmetin, reagon Vetëvendosje

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrusetimi ka reaguar ndaj sondazhit të Kantar TNS, Index Kosova, sipas të cilit Shpend Ahmeti është lideri më i pëlqyer nga kosovarët.

Rrustemi ka thënë se menaxhuesi i këtij projekti, Visar Berisha është shok i Shpend Ahmetit, andaj sipas tij ky sondazh nuk është për t’u habitur.

Shkrimi i plotë i Rrustemit:

Nuk është me rëndësi që s’ke vota me kalu pragun, kur ke mundësi me dalë i pari në sondazhin e shokut tënd. 

Lexo po ashtu Pse Shpend Ahmeti është lideri më i pëlqyer sipas Kantar TNS? (Sondazh)

Bazur në sondazhin e Kantar TNS, Index Kosova, Kryetari i Prishtinës dhe njëherit i PSD-së, Shpend Ahmeti po del të jetë lideri më i pëlqyer nga kosovarët deri në qershor të 2018.

Përgjatë viteve 2012 deri në 2018, pëlqyeshmërinë më të madhe Shpend Ahmeti e ka pasur në Qershor të 2014, ndërsa pëlqyeshmërinë më të ulët brenda 6 viteve në fjalë, në Maj të 2013.

Exit mobile version