Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në shtetin turk, një sondazh thotë se opozita do të korr fitore kundrejt partisë në pushtet AKP të Recep Tayyip Erdogan.
Kompania AR-G Research publikoi rezultatet e fundit të një sondazhi zgjedhor për president me një mostër prej 1472 qytetarësh.
Sipas sondazhit, ka një hendek prej 3 pikësh mes kandidatit presidencial të aleancës “Kombëtare”, Kemal Kılıçdaroglu dhe kandidatit të aleancës “Popullore”, Recep Tayyip Erdogan.
Kandidati i gjashtë partive opozitare, Kiliçdaroglu kryeson sondazhin me 46.2 për qind kundrejt presidentit aktual, Erdogan, i cili ka besimin e 43.1 për qind të anketuarve.
Ndërkohë, kryetari i partisë “Memleket Partisi”, Muharrem İnce do të fitonte 7.6 për qind të votave ndërsa Sinan Ogan, kandidat i aleancës “Ata” ka besimin e 3.1 për qind.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, do të mbahen më 14 maj. /Telegrafi/
https://twitter.com/PRaporlar/status/1635633126943727616