Telegrafi

Sondazhet tregojnë për garë të ngushtë mes tre kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në Kroaci

Rreth 3.8 milionë banorë me drejtë vote, mund të zgjedhin sot në mes të 11 kandidatëve, që po garojnë për postin e presidentit, derisa tre prej tyre janë më të pëlqyerit.

Në anën tjetër, qeveria është kritikuar, që e kanë caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm tri ditë para Krishtlindjeve, kur shumë njerëz janë në udhëtim, transmeton Telegrafi.

Kroatët po hedhin sot votat e tyre në zgjedhjet presidenciale, ku po zhvillohet një garë e ngushtë mes konservatores Kolinda Grabar-Kitaroviç, social demokratit Zoran Milanoviç dhe këngëtarit popullor Miroslav Skoro , të kthyer në një politikan të krahut të djathtë.

Analistët politikë parashikojnë se asnjë nga kandidatët nuk mund të fitojë një shumicë të plotë, derisa Grabar-Kitaroviç dhe Milanoviç janë gjithnjë e më afër sa i përket grumbullimit të votave  dhe se do të jenë kandidatët që do të shkojnë në balotazhin që zhvillohet më pesë janar.

Grabar-Kitaroviçi e cila është president që nga viti 2015 dhe po kandidon për një mandat të dytë, është mbështetur nga Bashkimi Demokratik Kroat, që është në krye të qeverisë.

Partia e qendrës së djathtë, që ka udhëhequr për shumicën e kohës që nga pavarësia nga ish-Jugosllavia më 1991 dhe po kërkon të ruajë fuqinë e tyre, përpara se Kroacia të marrë përsipër për herë të parë,  presidencën e Bashkimit Evropian.

Deutsche Welle raporton se posti i presidentit në Kroaci është vetëm ceremonial, derisa presidenti i ri pritet ta prezantojë shtetin jashtë vendit dhe të komandojë me ushtrinë. /Telegrafi/