Rreth 3.8 milionë banorë me drejtë vote, mund të zgjedhin sot në mes të 11 kandidatëve, që po garojnë për postin e presidentit, derisa tre prej tyre janë më të pëlqyerit.
Në anën tjetër, qeveria është kritikuar, që e kanë caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm tri ditë para Krishtlindjeve, kur shumë njerëz janë në udhëtim, transmeton Telegrafi.
Kroatët po hedhin sot votat e tyre në zgjedhjet presidenciale, ku po zhvillohet një garë e ngushtë mes konservatores Kolinda Grabar-Kitaroviç, social demokratit Zoran Milanoviç dhe këngëtarit popullor Miroslav Skoro , të kthyer në një politikan të krahut të djathtë.
Analistët politikë parashikojnë se asnjë nga kandidatët nuk mund të fitojë një shumicë të plotë, derisa Grabar-Kitaroviç dhe Milanoviç janë gjithnjë e më afër sa i përket grumbullimit të votave dhe se do të jenë kandidatët që do të shkojnë në balotazhin që zhvillohet më pesë janar.
Grabar-Kitaroviçi e cila është president që nga viti 2015 dhe po kandidon për një mandat të dytë, është mbështetur nga Bashkimi Demokratik Kroat, që është në krye të qeverisë.
Partia e qendrës së djathtë, që ka udhëhequr për shumicën e kohës që nga pavarësia nga ish-Jugosllavia më 1991 dhe po kërkon të ruajë fuqinë e tyre, përpara se Kroacia të marrë përsipër për herë të parë, presidencën e Bashkimit Evropian.
Deutsche Welle raporton se posti i presidentit në Kroaci është vetëm ceremonial, derisa presidenti i ri pritet ta prezantojë shtetin jashtë vendit dhe të komandojë me ushtrinë. /Telegrafi/