Një fundjave e ngjeshur me fushatë elektorale në SHBA, republikani Donald Trump dhe demokrati, Joe Biden po vazhdojnë të kërkojnë besimin e amerikanëve.
Trump fitoi Arizonën me tre për qind në zgjedhjet e fundit dhe republikanët kanë fituar shtetin në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952 – përveç vitit 1996.
Por sot është përsëri në lojë. Në votimin e senatit 2018, republikanja Martha McSally u mposht nga demokratja, Kyrsten Sinema, raporton BBC.
Një sondazh i fundit nga Universiteti Monmouth sugjeron që Joe Biden po udhëheq në këtë shtet.
Arizona është shtëpia e një popullsie të madhe mormonësh dhe New York Times raporton se mormonët janë ngopur me presidentin dhe kjo mund të jetë vendimtar për fitoren e Bidenit në Arizonë. /Telegrafi/