Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur ndaj asaj të Spanjës me rezultat 0-2 në Fadil Vokrri në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Dardanët përkundër humbjes treguan një lojë të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë. Golat për spanjollët i shënuan Pablo Fornales (32′) dhe Ferran Torres (90′).
Ashtu siç pas çdo takim të ekipit të Kosovës, diskutimet janë të mëdha nga tifozët, posaçërisht në rrjetet sociale. Kështu Telegrafi ka hapur një mundësi që ju të vlerësoni lojtarët më të mirë nga ky takim.
Në këtë ndeshje trajneri Bernard Challandes nuk bëri asnjë zëvendësime. /Telegrafi/