Udhëheqësi i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu mori një shtysë të madhe sot përpara zgjedhjeve presidenciale të kësaj fundjave pasi një kandidat i partisë së vogël, Muharrem Ince u tërhoq papritur dhe një sondazh i ri i dha atij një epërsi prej më shumë se pesë pikë përqindjeje ndaj presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas sondazhit të kompanisë, Konda, mbështetja për aleancën qeverisëse të Erdoganit në zgjedhjet parlamentare është 44 për qind, përpara aleancës kryesore të opozitës me 39.9 për qind.
Partia pro-kurde HDP, e cila mbështet Kilicdaroglu, pritet të luajë një rol vendimtar, raporton euronews.
14 Mayıs seçimlerine dair abonelerimize yolladığımız bilgi notu: https://t.co/VyIJlFtKjo pic.twitter.com/MQ6fVQ4kDg
— Konda Araştırma (@kondaarastirma) May 11, 2023
Konda vlerëson se HDP-ja, e cila kandidon nën një parti tjetër për shkak të kërcënimit të ndalimit nga gjykata, dhe aleatët e saj të majtë po fitojnë 12.3 për qind të mbështetjes në zgjedhjet parlamentare.
Kjo do ta linte Erdoganin dhe aleatët e tij në pakicë, pas më shumë dy dekadave.
Konda, e cila publikon vetëm një sondazh përpara votimit, kreu intervista të drejtpërdrejta me 3480 persona në 35 qendra provinciale. /Telegrafi/