Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2021. Më 17 tetor (e diel) qytetarët do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.
Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.
Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.
Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi e vazhdon me Komunën e Suharekës.
Në garë për kryetar të Suharekës janë katër kandidatë: Bali Muharremaj (AAK), Salih Zyba (LVV), Ardian Shala (LDK) dhe Murtez Zekolli (PDK).
Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Komunën e Suharekës është 66 mijë e 763, numri i qendrave të votimit 33, numri i vendvotimeve 85.
Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/