Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Lipjanit pas zgjedhjeve lokale 2021?

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2021.

Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheq me komunën përkatëse.

Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Shtimes pas zgjedhjeve lokale 2021?

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi sot e vazhdon me Komunën e Lipjanit.

Në garë për të parin e Komunës së Lipjanit janë katër kandidatë: Bashkim Budakova (AAK), Adnan Rrustemi (LVV), Imri Ahmeti (LDK) dhe Hyzer Rizani (PDK)

Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Lipjan është 61 mijë e 045, numri i qendrave të vendvotimit 34 kurse numri i vendvotimeve 82.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/


Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.