Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Hanit të Elezit pas zgjedhjeve lokale 2021?

Më 17 tetor, qytetarët do të zgjedhin kryetarin e ri të komunës së tyre, i cili do t’i udhëheq për katër vite.

Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheq me komunën përkatëse.

Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Lipjanit pas zgjedhjeve lokale 2021?

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi sot e vazhdon me Komunën e Hanit të Elezit. Në garë për kryetar të Hanit të Elezit janë tre kandidatë: Sherif Berisha (LVV), Rufki Suma ( kandidat i pavarur) dhe Mehmet Ballazhi (PDK).

Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Han të Elezit është 8,467,  numri i qendrave të votimit është 4, kurse vendvotime janë 11.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/


Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.