Më 17 tetor 2021 qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm në 38 komunat e vendit.
Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.
Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheq me komunën përkatëse.
Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi sot e nis me komunën e Gjilanit. Në garë për të parin e kësaj komune janë Nazim Gagica nga AAK, Alban Hyseni nga LVV, Lutfi Haziri nga LDK, Lulzim Bexheti e Gani Neziri kandidatë të pavarur dhe Leonora Morina-Bunjaku nga PDK.
Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Gjilan është 113 mijë e 165. Me 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. /Telegrafi/