Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Drenasit pas zgjedhjeve lokale 2021?

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2021.

Më 17 tetor (e diel) qytetarët do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.

Telegrafi po vazhdon me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.

Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Prishtinës pas zgjedhjeve lokale 2021?

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi e vazhdon me Komunën e Drenasit. Në garë për kryetar të Drenasit janë gjashtë kandidatë: Arta Ahmeti Xhylani (AAK), Fejzi Kiqina (LVV), Anduena Gllareva (LDK), Xhavit Drenori (GPD), Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Driton Ajazi (DD).

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve në Komunën e Drenasit është 54,908, numri i qendrave të votimit 29, numri i vendvotimeve 73.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/


Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.