Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Deçanit pas zgjedhjeve lokale 2021?

Kanë mbetur edhe shatë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2021. Më 17 tetor (e diel) qytetarët do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.

Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi e vazhdon me Komunën e Deçanit.

Në garë për kryetar të Deçanit janë pesë kandidatë: Bashkim Ramosaj (AAK), Isa Elezaj (kandidat i pavarur), Orges Tafilaj (LVV), Hyri Dobrunaj (LDK) dhe Ardiana Qorraj (PDK).

Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Gjakovës pas zgjedhjeve lokale 2021?

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve në komunën e Deçanit është 39 mijë e 875, numri i qendrave të votimit 14, numri i vendvotimeve 50.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/


Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.