Telegrafi

Sondazh: Kush është fajtori kryesor për gjendjen dhe formën e ekipit të Kosovës? 

Telegrafi Sport ka përpiluar një sondazh për lexuesit e saj në lidhje me atë se kush mendojnë se është fajtori kryesor për dështimin e Përfaqësueses së Kosovës në kualifikueset e Euro 2024.

Përfaqësuesja e Kosovës ka përjetuar edhe një kampanjë dështuese për t’u kualifikuar në një Kampionat Evropian apo Botëror.

E fundit është kampanja për eliminatoret në Euro 2024, ku Kosova përfundoi e pesta në Grupit I me vetëm 11 pikë nga 10 ndeshje.

Lexo po ashtu Eliminatore me lloç, ku edhe përfunduam në lloç – nga ëndrra për Euro 2024 në vendin e pestë!

Dardanët lanë pas vete vetëm Andorrë, ndërsa përfunduan pas Rumanisë, Zvicrës, Izraelit dhe Bjellorusisë.

Dështimi i madh në një grup të cilësuar si relativisht i lehtë dhe me gjasa reale për t’u kualifikuar ka bërë që të gjithë të irritohen.

Kështu, Telegrafi Sport u ka dhënë mundësi lexuesve të saj të shprehin mendimin e tyre në një sondazh.

Kush është fajtori kryesor për gjendjen dhe formën e ekipit të Kosovës, është pyetja ku lexuesit mund t’i përgjigjen më poshtë: