Telegrafi

Sondazh – Barça vs Real, kush e fiton El Clasicon?

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen të shtunën në derbin më të madh në botë.

Sfida e cila zhvillohet në Camp Nou pritet me pa durim nga dashamirët e futbollit, pasi që do të jetë një shfaqje e vërtetë futbollistike.

Të dyja skuadrat do ta kërkojnë fitoren, por Barcelona ka nevojë më shumë për të që të kthehet në luftë për titull.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet, detajet, statistikat, formacionet e mundshme rreth El Clasicos

Real Madridi në këtë sfidë hyn me mungesën e madhe të Gareth Bale, por Zidane ka dëshmuar se di të menaxhojë për mrekulli situatën me lëndime në ekipin e tij.

Telegrafi gjithmonë ka qenë interaktiv me lexuesit dhe dashamirët e futbollit.

Për të ri-konfirmuar këtë, më poshtë gjeni sondazhin për El Clasicon në të cilin mund të votoni se cili ekip sipas jush do të fitojë, apo edhe pse jo të përfundojë me barazim, një rezultat i mundshëm kur dy ekipe të tilla përballen me njëri tjetrin.

Po ashtu, shfrytëzoni hapësirën për komente për debat duke arsyetuar votën tuaj për ekipin që ju mendoni se do të triumfojë. /Telegrafi/